Google search engine
Home Aktualitet Ministritë nxjerrin emrat, ja kush janë 4 drejtorët më të rinj dhe...

Ministritë nxjerrin emrat, ja kush janë 4 drejtorët më të rinj dhe pozicionet e rëndësishme që mbajnë

0
593

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur fituesit e konkursit për pozicionin e Drejtorit në të katër Drejtoritë Rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për Rajonet Tiranë, Elbasan,Shkodër dhe Vlorë.

Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se për Rajonin e Elbasanit ku bëjnë pjesë Qarqet e Korçës , Beratit dhe Elbasanit fitues për postin e Drejtorit është shpallur z.Xhevahir Budani me 73 pikë .Xhevahir Budani është njëkohësisht dhe kryetar i Partisë Socialiste për qytetin e Elbasanit.

Ndërsa për Rajonin e Tiranës fitues në konkursin për postin e drejtorit është shpallur Rudina Degjoni me 73 pikë! Në Rajonin Shkodër Astrit Beci është shpallur fitues me 84 pikë! Kurse Kujtim Llapi është shpallur fitues për pozicionin e Drejtorit Rajonal të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor me 71 pikë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here