Google search engine
Home Aktualitet “Jam me Gjushin për drekë”/ Nxirret sekreti hetimor, Krimet e Rënda marrin...

“Jam me Gjushin për drekë”/ Nxirret sekreti hetimor, Krimet e Rënda marrin vendimin

0
642

Një ditë pasi Zëri i Amerikës botoi pjesë nga përgjimet në vijim të skandalit për blerje të votave, pjesë e të cilave është edhe kreu u bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka nisur një hetim në lidhje me nxjerrjen e hetimeve të djeshme nga Zëri i Amerikës.

“Në këtë kuadër po bëhet verifikimi i të gjithë personave që kanë patur njohje dhe akses në aktet e bëra publike në hetim dhe gjykim”, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 339 të vitit 2016 regjistruar për veprat penale parashikuara nga nent 283/a, 2, 333/a, 334 të Kodit Penal njofton se është duke kryer hetimeve dhe për veprën penale “ Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/3 të Kodit Penal, në lidhje me faktet e nxjerrjes së sekretit hetimor në lidhje me publikimin e disa akteve të përgjimeve të çështjes penale në fjalë, publikimi i të cilave po bëhet në kundërshtim me ligjin.

Në këtë kuadër po bëhet verifikimi i të gjithë personave që kanë patur njohje dhe akses në aktet e bëra publike në hetim dhe gjykim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here