Google search engine
Home Aktualitet Ish-polici u qëllua me silenciator, u ndoq me makinë nga vrasësit (Detaje...

Ish-polici u qëllua me silenciator, u ndoq me makinë nga vrasësit (Detaje shokuese)

0
652

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Arben Bilalit, ish-efektiv policie në Selitë. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 14:35 dhe 50-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Nisur nga burimet e hetimit mësohet se Arben Bilali është qëlluar me një armë zjarri automatike me silenciator nga një distancë rreth 5 metra.

Po kështu është zbardhur dhe itinerari dhe lëvizjet e tij pak orë pas ngjarjes. Sipas burimeve të “Neës 24”, 50-vjeçari ishte larguar nga banesa disa orë para ngjarjes dhe ishte pasagjer në një mjet tip “Golf 4”.

Por me sa duket i gjithë udhëtimi i tij ka qenë i monitoruar. Kjo pasi 2 atentatorët që lëviznin me një “Benz” të zi e gjurmuan që prej “Vasil Shantos”. Atentatorët e kanë ndjekur 50-vjeçarin deri tek rruga “Daniel Ndreka”.

Sapo Bilali zbriti nga makina pranë banesës u qëllua me breshëri. Mjeti “Golf 4” dhe makina e atentatorëve u larguan nga vendi i ngjarjes. Ndaj policia ka shoqëruar sot drejtuesin e mjetit që solli Bilalin pranë banesës ku edhe u vra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here