Google search engine
Home Aktualitet Dosja ‘339’/ Hetimi për rrjedhje informacioni, paditen 4 prokurorët e Krimeve të...

Dosja ‘339’/ Hetimi për rrjedhje informacioni, paditen 4 prokurorët e Krimeve të Rënda (Emrat)

0
607

Oficeri i policisë gjyqësore, Petrit Gjeci kallëzon në Prokurorinë e Tiranës 4 prokurorë të Krimeve të Rënda, Donika Prela,  Vladimir Rama, Drtian Premçi si dhe Besim Hajdarmatajn për nxjerrje të sekretit hetimor.

Sipas Gjeci, të katër prokurorët e mësipërm janë përgjegjës për zbulimin e informacioneve që përmban disja 339, të publikuara në shkrimin e Zërit të Amerikës ku u zbuluan të dhëna mbi shitblerjen e votës në zgjkedhjet e 2017-s në Durrës, Kavajë, Dibër dhe Lezhë.

Oficeri i Policisë Gjyqësiore Petrit Gjeci në padinë e tij ndaj prokurorëve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda thekson se ky institucion nuk mund të hetojë mbi këtë çështje, pasi janë vetë të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre dhe nuk mund të hapin hetim ndaj vetes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here