Këto janë pamjet që kanë filmuar kamerat e sigurisë në momentin e aksidentit masiv në qytetin e Vlorës. Ka qenë ora 22 53 minuta në rrugën Transballkanike, kur kamerat kanë filmuar makinën që bën salto disa herë duke u përplasur me makinat që ishin të parkuara buzë rrugës. Sipas informacioneve si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit Benz, Kreshnik Lilaj, i cili u dërgua në spital. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.









































