Mbrëmjen e kaluar shumë prej jush mund ta kenë vënë re mungesën e velinës Alesia Bami në emisionin “Stop”.Arsyeja e largimit ende nuk është bërë publike nga vetë modelja.Ndërkohë ajo ka vendosur më në fund të reagojë përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.Alesia ka postuar një foto ku shfaqet me një fustan të bardhë nuseje dhe kurorë mbi kokë, tamam si një princeshë!Postimin në fjalë e ka shoqëruar me një shprehje, në dukje tipike ironizuese për televizionin “Klan”: “Një princeshe i nevojitet një kështjellë për të jetuar, jo kasolle!”









































