Rikthehet tritoli në Fushë-Krujë. Mbrëmjen e vonë të së martës një shpërthim i fuiqshëm është dëgjuar në lagjen “Punëtori” të këtij qyteti. Sipas informacioneve të para shpërthimi ndodhi në një garazh. Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar, por u dëmtua vetëm një automjet. Mësohet se makina është në pronësi të një ish-punonjësi policie të komisariatit të Krujës. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se tritoli është vendosur një garazhi në pronësi të shtetasit Ramazan Çenia 58 vjec banor i qytetit.Nga shpërthimi është dëmtuar një mjet tip Benz që ndodhej i parkuar në garazh si dhe janë dëmtuar muret e pallatit









































