Rama nuk ndalet, bën namin me shkarkime: 300 të larguar nga puna

0
669

Gjatë takimit të përjavshëm me koordinatorët  bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama tha se falë portalit të bashkëqeverisjes janë zgjedhur mijëra halle të qytetarëve.

Në takimin e sotëm, Rama bëri një bilanc që nga hapja e platformës së bashkëqeverisjes duke bërë me dije se në të janë adresuar 33336 çështje, kërkesa apo ankesa.

“Çështjet lidhen me nivelin qendror, Në nivelin qendror kemi pasur 28865 ankesa nga të cilat janë trajtuar 27835.

Diferenca e vogël është e lidhur me ankesat dhe çështjet në vazhdim.

Janë marrë 643 masa ndëshkimore pasi qytetarët kanë fituar të drejtën e tyre, gjysmat e këtyre masave janë largime nga puna. Pra janë afër 300 të larguar nga puna si rezultat i hetimit për mosdhënien në kohë të së drejtës së qytetarëve”, u shpreh Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here