Vjollca Braho emërohet në krye të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor. Ky vendim u mor sot në mbledhjen e qeverisë. Deri para pak kohesh, ISHSH-ja është drejtuar nga Eltar Deda, i cili dha dorëheqjen gati dy muaj më parë. Braho aktualisht mban detyrën e zv.kryetares së Këshillit Bashkiak të Tiranës, nderkohë që më parë ka mbajtur detyrën e drejtores së Pergjithshme të Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe Fondit te Sigurimit te Detyruëshem të Kujdesit Shendëtësor.









































