Një shqiptar ndodhet mes 5 personave të arrestuar për trafikimin e 644 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Itali. Siç raportojnë mediat italiane, i arrestuari është Dorian Petoku, 33-vjeçar. Roli i tij ishte të gjente kokainën në vendet e Amerikës Latine dhe më pas të bënte lidhjen me trafikantët në vendet e tjera. Të gjithë të arrestuarit e këtij operacioni janë: Salvatore Casamonica, Silvano MandolesI, Tomislav Pavlović, Dorian Poteku dhe Marcello Schiaffini. Operacioni antidrogë nisi më 15 janar pas një sinajlizimi nga financa italiane të mbërritjes së një sasie të madhe kokaine në portin e Livornos. Sasia e drogës së fshehur në kontenier ishte për llogari të një shoqërie që prodhonte kafe në Honduras.