Lindën në javën 22-të të shtatzënisë, më operacion në muajin nëntor të vitit 2018, por për dy binjakë nga Iowa, në SHBA, ndodhi një mrekulli e vërtetë. Foshnjat të cilat lindën 18 javë para kohe, dhe që kishin vetëm 10% mundësi mbijetese, janë shëndoshë e mirë. Dy vajzat Kambry dhe Keeley Ewoldt, rezultuan dy luftëtare të vërteta, të cilat u kapën fort pas jetës. Kur nëna e tyre Jade Ewoldt ishte shtatzënë, u diagnostikua nga sindroma e transfuzionit fet-fetal (TTTS), një gjendje klinike e cila shkakton shpërndarjen jo të njëjtë të sasisë së gjakut në plançetë dhe që në shumë raste çon në vdekje. Kështu gruaja ju nënshtrua një ndërhyrje delikate në javën e 17-të të shtatzënisë brenda në mitër, por kjo gjë i shkaktoi lindje të parakohshme, shkruan noa.al. Gruaja tregon se kur vajzat lindën ishin shumë të vogla, por Zoti e deshi që të shpëtonin, pas trajtimit për disa javë në spital. Fatmirësisht dy vajzat aktualisht gëzojnë shëndet të plotë.