E ftuar së fundmi në emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës ishte moderatorja shumë e njohur për publikun, Roza Lati ka rrëfyer disa të pathëna nga jeta e saj.
Ajo ka folur për divorcin e prindërve dhe ka treguar se ka qenë në një situatë të tillë që ka parë gjithçka që ka ndodhur mes tyre, çdo konflikt, ndaj ishte dakort për divorcin, megjithëse ishte ende fëmijë.
“Unë jam fëmijë divorci. Unë jam shoqja e mamit. Kur mami u nda, unë isha e lumtur që mami ishte e lumtur. Kam qenë 8 vjeçe.”- ka treguar Roza në emision.
Roza pranoi publikisht se ka parë të ëmën duke u dhunuar nga babi i saj dhe pikërisht për këtë fajt ndihet e lumtur për divorcin mes tyre.
“Kam qenë në një situatë të tillë. Unë kam qenë e vogël dhe kam parë konflikte mes prindërve të mi. Kam parë nënën time duke u dhunuar”, tha Roza.
![](https://sot.com.al/sites/default/files/images/fullgallery/-640-0-5c516054b23b4.png)