Kryeprokurorja e Maqedonisë flet për arratisjen e Gruevskit dhe tregon çfarë ndodhi: 120 mijë euro nuk…

0
445

Kryeprokurorja e Prokurorisë Publike Speciale, Katica Janeva ka folur mbrëmë lidhur me arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, duke thënë se nuk kanë pasur dijeni se Gruevski po i zbraste llogaritë e tij bankare.

“Nuk kemi qenë të njohur se Gruevski po zbrazë llogaritë bankare, por edhe 120 mijë euro nuk është ndonjë numër impozant për të vënë në dukje se dikush po planifikon arratisjen”, theksoi Janeva në intervistën për 1TV.

Lidhur me këtë është ndërlidhur edhe prokurorja tjetër, Lile Stefanova, e cila ka thënë se për llogaritë bankare të Gruevskit, nuk është fajtore Prokuroria Speciale, por gjykatat. “Llogaritë e Gruevskit ishin propozim i yni që kur kemi dorëzuar akuzën për rastin ‘Titanik’. Kemi evidentuar se i akuzuari posedonte llogari dhe se të njejtat mund ti zbrazë dhe të arratiset. Lidhur me këtë morëm përgjigje nga Gjykata penale, dhe më pas edhe nga Gjykata e Apelit, pas ankesës sonë. E përgjigja e tyre ishte se ato shuma parash nuk mund të trajtohen si rrezik për arratisje”, theksoi Stefanova.

Janeva theksoi se shrpeson se Gruevski do të kthehet në Maqedoni dhe do të vuajë dënimin. Sipas mediave në Shkup, ish-kryeministri Nikolla Gruevski gjatë shtatorit të vitit të kaluar ka arritur t’i nxjerrë rreth 230 mijë euro pa pasur drojë nga organet e hetuesisë. Ai para se të arratisej ka zbrazur 35 xhirollogaritë e tij bankare brenda shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here