Google search engine
Home Politike Parlament Komisioni i Ligjeve refuzon Komisionin e Monitorimit të Reformës për seancë dëgjimore...

Komisioni i Ligjeve refuzon Komisionin e Monitorimit të Reformës për seancë dëgjimore me Sulën

0
663

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja ka reaguar ditën e djeshme pas kërkesës së Komisionit të Reformës në Drejtësi, i cili kërkoi që drejtuesja e Autoritet të Dosjeve të raportonte përpara Komisionit të Ligjeve në mënyrë që të shpjegojë rezultatin në lidhje me të kaluarën e prokurorit Bujar Sheshi nëse ka qenë i lidhur me ish-Sigurimin e Shtetit. Gjatë një prononcimi për mediat, kryetari i Komisioni të Ligjeve, Ulsi Manja deklaroi se nuk do të ketë një seancë të posaçme për këtë çështje, por sipas tij, drejtuesja e AIDSSH, Gentiana Sula do të raportojë kur autoriteti që drejton të ketë radhën sipas ligjit.

“Kur të vijë të raportojë në Komisionin e Ligjeve do të pyetet edhe rreth atyre shqetësimeve dhe problematikave që ka ngritur Komisioni i Pavarur i Monitorimit në raportin e vet. Pra nuk do ketë një seancë dëgjimore të posaçme për këtë çështje por do jetë në kuadrin e raportimit që do bëjë Autoriteti për Informim në Komisionin e Ligjeve”, deklaroi Manja. Po ashtu ligjvënësi socialist u rezervua të shprehë një qëndrim se çfarë duhet të bëhet me prokurorin Bujar Sheshi për sa kohë nuk është shprehur gjykata. “Jo vetëm për mua, por për këdo do ishte shqetësuese që në çdo organ, jo vetëm në Këshillin e Lartë Gjyqësor apo Këshillin e Lartë të Prokurorisë të ketë anëtarë që kanë probleme me ligjin por çështja po trajtohet në rrugë institucionale dhe zyrtare. Është ende herët të flasim sesi qëndron problemi për sa kohë ai vendim i Autoritetit është i ankimueshëm në gjykatë”, nënvizoi ditën e djeshme kryetari i Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Ulsi Manja, ndër të tjera në fjalën e tij. Kujtojmë që prokurori Bujar Sheshi është anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të cilin Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, dokumentoi përfshirjen e tij si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Ndërkohë që nga ana e tij, prokurori Bujar Sheshi e quajti këtë pretendim si falsifikim dhe goditje politike ndaj figurës së tij. Ligji në Shqipëri e pengon të bëhen sot anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ata persona që para 2 korrikut 1991 ishin anëtarë të Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtorë apo as të favorizuar të Sigurimit të Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here