Google search engine
Home Rajoni Kosova I vuri dje kusht SHBA-së, Shtëpia e Bardhë telefonatë urgjente Haradinajt

I vuri dje kusht SHBA-së, Shtëpia e Bardhë telefonatë urgjente Haradinajt

0
558

Kushtëzimet publike që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë  SHBA-së dhe BE-së për pezullimin e taksës, kanë alarmuar Shtëpinë e Bardhë.

Mediat në Kosovë raportojnë se kushtëzimet e hapura ndaj SHBA-së duket se nuk do të kalojnë pa pasoja për Kosovës dhe kryeministrin Haradinaj.

Burime të Lajmi.net bëjnë të ditur se sot gjatë ditës, njëri nga këshilltarët kryesorë të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, John Bolton do të zhvillojë bisedë telefonike me kryeministrin Ramush Haradinaj për t’i bërë të qartë qëndrimin amerikan ndaj kushtëzimeve publike që Haradinaj i ka bërë aleatit më strategjik të Kosovës.

I njëjti burim ka shpjeguar se Shtëpia e Bardhë është shumë e shqetësuar me qasjen e fundit të kryeministrit kosovar ndaj SHBA-së dhe kjo pritet t’i bëhet e qartë sot gjatë ditës vetë kryeministrit Ramush Haradinaj.

John Bolton, Këshilltar Nacional për Siguri i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, sipas të njëjtit burim, do ta qortojë sot kryeministrin Haradinaj se nuk ka asnjë mundësi që të flasë në formën që ka zgjedhur ai me SHBA-të si shteti që mban meritat kryesore për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Po ashtu, siç raporton media kjo telefonatë pritet t’i rikonfirmojë masat dhe sanksionet amerikane ndaj Kosovës, në rast të mosreflektimit të Haradinajt karshi kërkesës së SHBA-së që Kosova të pezullojë përkohësisht taksën ndaj Serbisë, për t’i hapur rrugë marrëveshjes finale të dialogut, si interes strategjik i SHBA-së në rajonin e Ballkanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here