Hidhet shorti tek Krimet e Rënda, kush janë gjyqtarët që do shqyrtojnë dosjen e Klement Balilit

0
585

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është hedhur shorti për caktimin e trupës gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e Klement Balilit.

Mësohet se trupa gjykuese përbëhet nga një treshe gjyqtarësh, të kryesuar nga Flora Hajredinaj.

Pak ditë më parë dosja për Klement Balilin shkoi në gjykatë. Ndërkohë avokati i Balilit, Theodhori Sollaku ka dorëzuar edhe një kërkesë për të proceduar me gjykim të shkurtuar. Pretendimi i mbrojtësit ligjor pritet të shqyrtohet ne seancën e parë të gjykimit të çështjes.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se nga informacioni i policisë, rezultonte se nga fundi i muajit Maj 2015 shërbimet ligjzbatuese greke dhe DEA- s në Athinë kanë qenë duke hetuar në lidhje me një organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike e përbërë nga shtetas grekë, shqiptarë dhe nga vendet e Evropës Qëndrore.

Kjo organizatë kriminale merrej me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe kanabis sativa duke përdorur për transport kamionë që janë të regjistruar në vende të ndryshme të Evropës.

Balili akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

Ndërkaq, Balili nuk i ka pranuar akuzat ndërsa pas rreth dy vjet në kërkim u vetëdorëzua në momentin kur dosja vajti për gjykim.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here