Google search engine
Home Sport Dorëzohet Mançini, 36-vjeçari Kualjarela rikthehet në Kombëtaren italiane

Dorëzohet Mançini, 36-vjeçari Kualjarela rikthehet në Kombëtaren italiane

0
525

Italia po bën përpjekje të lerë prapa krahëve periudhën e vështirë dyvjeçare që e nxori zbuiluar në të gjitha gabimet e saj dhe ku mbeti jahstë Botërorit të Rusisë, për të hapur një etapë të re në prezantimet e saj ndërkombëtare, duke nisur nga eliminatoret e Kampionatit Evropian të vitit 2020, ku ambiciet fillimisht janë për kualifikim e më pas pse jo dhe për trofeun. Nën drejtimin e trajnerit Roberto Mançini ka pasur punë të madhe në afrimin e shumë elementëve të rinj, por edhe atyre veteranë, kiu dihet që prioritet marrin lojtarët që janë më në formë. Nisur nga ky kriter i fundit, duket se një veteran i futbollit italian, Fabio Kualjarela, tani 36-vjeçar, po sfidon më të rinjtë dhe është gati t’u rrëmbejë atyre një vend në përfaqësuesen italiane, sepse është golashënuesi më i mirë italian në këtë moment. Sikurse shprehen mediat sportive italiane, Fabio Kualjarela po përjeton një moment fantastik në karrierën e tij dhe tashmë në moshën 36-vjeçare është gati t’i rikthehet Kombëtares Italiane. 16 golat e tij në këtë sezon të Serisë A konfirmojnë potencialin e këtij sulmuesi, që duket se po sfidon vitet. Një ecuri e tillë ka bindur edhe teknikun e përfaqësues së të kaltërve që t’i besojë repartin e avancuar një lojtari me eksperiencë, që pavarësisht moshës, nuk ka humbur asnjë grimcë të grintës që ka treguar të jetë që në fillimet e tij.

Në këtë mënyrë trajneri Mançini ka vendosur ta grumbullojë tashmë për seancat stërvitore, duke shënuar kështu rikthimin e lojtarit të Sampdorias në Kombëtare, pas katër vitesh mungesë, duke qenë se grumbullimi i tij i fundit i ka ndodhur në tetor të 2015-ës, kur në stolin e Italisë qëndronte Konte. Ndërkohë që për herë të fundit prezenca e tij në fushë me fanellën e kaltër ka ndodhur në 2010-ën për sfidën Rumani-Itali. Kualjarela numëron 25 prezenca me përfaqësuesen, ku ka shënuar 7 gola. Me atë që po tregon në fushën e blertë, sulmuesi italian nuk mund të injorohet dhe për më tepër shihet si një shembull pozitiv edhe për brezin e ri. Tashmë shanset që ai të zbresë në fushë me përfaqësuesen për sfidat e marsit përballë Finlandës dhe Lihtenshtejnit, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020-ës, janë të mëdha. Më shërbimet e tij, trajneri Mnaçini mund t’i japë zgjidhje një ngërçi që ka përndjekur këtë kombëtare përgjatë kohëve të fundit, pikërisht atë të finalizimit. Dhe ky ngërç lidhej me mungesën e një sulmuesi në gjendje të qëndrueshme. Ai i provoi të gjithë, nga Imobile, Insinje, El Sharaui etj, madje dhe Mario Balotelin gjatë kohës që luante tek Nica, por rikthimi i tij nuk rezultoi efikas. Tashmë të gjithë po e shohin se Kualjarela po kalon një rini të dytë dhe e meriton një shans. 16 golat e tij në kampionat tregojnë qartë potencën e veteranit “axurr”, sepse ka shënuar më shumë se Kristiano Ronaldo që është i dyti në listën e golashënuesve, me 15 gola për Juventusin në 21 javë garë.

Adriatik BALLA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here