Kryetarja e Gjykatës së Pukës, i drejtohet kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi përmes një letre dhe shpreh shqetësimin e mos plotësimit të organikës në këtë institucion.
Elidjana Kasa i referohet urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm të datës 31.01.2018 që Prokuroria e rrethit gjyqësor Pukë të ketë tre prokurorë, por shton se që pas transferimit të një prej prokurorëve, më datë 08.01.2018 në këtë prokurori ka mbetur vetëm ajo, drejtuesja.











































