Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një fletëthirrje anëtarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Lulzim Hamitaj, pas denoncimit të PD për certifikatën e tij të anglishtes.
Prokuroria e Tiranës ka çelur hetim për anëtarin e KPK, i cili pritet të paraqitet sot për të dëshmuar në orën 15:00.
Sipas PD, “dokumentat provojnë se certifikata e anglishtes së anëtarit të vettingut nuk e ka vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës. Nga sistemi TIMS rezulton se Lulzim Hamitaj nuk ka qenë në Shqipëri, kur është pajisur me certifikatën e anglishtes”.
Në fazën aktuale të Vettingut, publikimi dokumenteve që vënë në pikëpyetje moralin e anëtarëve të Vettingut ngre pikëpyetje për gjithë trupën e anëtarëve të komisioneve të verifikimit.











































