Google search engine
Home Aktualitet Prokurori i Antimafias italiane në Tiranë: Ju tregoj dy formulat për goditjen...

Prokurori i Antimafias italiane në Tiranë: Ju tregoj dy formulat për goditjen e krimit

0
420

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Antimafias në Itali organizon sot konferencën “Mjetet në luftën kundër krimit të organizuar: Masat parandaluese pasurore dhe masat brenda sistemit te burgjeve në eksperiencën italiane”. Prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho deklaroi se “Kjo konferencë shënon objektivin për të mos u ndaluar për të shkuar më tej reforma në drejtësi që të bëhet Shqipëria sikur urohet nga institucionet evropiane, e lirë nga kushtëzimet që vendos krimi dhe korrupsioni. Për ndërtimin e një sistemi efikas kundër krimit dhe korrupsionit. Këtë na e thotë përvoja italiane, kam pasur mundësi ta eksperimentoj në luftën kundër terrorizmit dhe korrupsionit. Jam dakord me Sorecën kur tha se ‘formula më efikase për goditjen e krimit është ndjekja e parasë, por edhe ndalimi i kontakteve mes të burgosurve dhe atyre që janë jashtë burgjeve. Krimi shqiptar është i specializuar në trafikun e lëndëve narkotike, hetime të shumta janë duke u zhvilluar në Itali dhe vende të tjera. Të gjitha drejtoritë e rretheve në Itali janë duke hetuar për këtë gjë dhe që përfshijnë edhe shqiptarë. Janë krijuar skuadra të shumta të përbashkëta hetimore që bashkëpunojnë në dy brigjet e Adriatikut. Trafiku i lëndëve narkotike është po aq i njohur, janë fitime të mëdha dhe një pjesë e të cilave riinvestohen për blerjen e sasive të tjera të drogës, apo riciklimin e parave që vijnë nga produktet e veprave kriminale. vetëm në raste shumë të rralla fitimet janë fshehur apo riinvestuar në Itali, pasi ka një mundësi të lartë, që pastrimi i parave të ndodhi përmes organizatave kriminale. ky fenomen ndodh në Shqipëri. Riinvestimi i paligjshëm dhe korrupsioni është rrezik shumë serioz. Mendojmë sa korrupsion mund të ketë nga subjektet kriminale që kanë pasuri të mëdha. Në cdo vend të botës ka jo vetëm një lidhje mes korrupsionit dhe rëndësisë ekonomike që ka marrë trafiku i drogës, por edhe një marrëdhënie e drejtpërdrejt e konsolidimit të organizatave të mëdha dhe depërtimi në politikën vendore apo qendrore. Është rritur edhe trafiku i armëve. Cdo veprim në luftën kundër krimit, do të falimentojë nëse nuk merret parasysh mekanizimi financiar që u bën të mundur trafikantëve që të jetë më fitimprurës në botë. Të sulmohet sistemi, subjektet që i bëjnë të mundur kësaj sasie që të futen në ekonominë e ligjshme. Ligji shqiptar parashikon edhe instrumentet e hetimeve apo konfiskimeve të pasurisë së paligjshme. Reflektimet që do të bëhen sot do të sjellin edhe pikënisje për të thelluar edhe më shumë një veprimtarisë të ligjshme për të kthyer besimin në shtet. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here