Google search engine
Home Aktualitet Përplasjet në universitete, Spiropali lëshon thirrjen e fortë për Mynyr Konin dhe...

Përplasjet në universitete, Spiropali lëshon thirrjen e fortë për Mynyr Konin dhe tregon kush fshihet pas kësaj situate: Vetë Sali Berisha dhe…

0
459

Në kushtet kur Ministria e Arsimit në përgjigje të kërkesës së Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, garantoi ambiente të tjera mësimi, pas ngujimit të studentëve në këto auditorë, vjen reagimi i Ministres së Shtetit për marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali.

Në një deklaratë për mediat, ajo sqaroi se “Kuadri ligjor e bën të pamundur që t’u gjendemi, por kemi vullnetin më të mirë për të dialoguar me aktorët e faktorët për një zgjidhje në të drejtë të studentëve. Tanimë nuk kemi të bëjmë më me protestë të studentëve, ajo që ishte protesta i hap rrugë paktit për universitetin dhe plotësimit të kërkesave, ulje të tarifave, por mbi të gjithave një transformim të infrastrukturës universitare, partneritet mes ministrive dhe fakulteteve që kanë lidhje me to, punësimin e të rinjve me rezultateve më të mira, përkthimin e titujve botërorë dhe standard për titujt”.

Sipas saj: “Ajo që ka mbetur është një karikaturë e protestës dhe angazhimin e PD, LSI dhe vetë Sali Berishës, që është i angazhuar me disa segmente të vogla brenda universitetit të ushqyer me tituj të pamerituara dhe punësim të paturpshëm aty ku kanë rrjetet nepotike militante dhe klanore”.

Spiropali i bëri “Thirrje rektorit që ti përgjigjet studentëve, ose nëse ka zgjidhje tjetër le ta bëjë publike”.

Ajo sqaroi se shkak i daljes në këtë deklaratë, është shqetësimi për pengmarrjen e fakultetit të drejtësisë dhe ndonjë fakulteti tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here