Google search engine
Home Aktualitet Modeli italian “41-BIS”/ Gjonaj: Ja çfarë do të ndodhë nesër me 270...

Modeli italian “41-BIS”/ Gjonaj: Ja çfarë do të ndodhë nesër me 270 të dënuar

0
537

Regjimi i sistemit 41BIS hyn në fyqi nesër.  Do të jenë të paktën 270 që pritet ti nënshtrohen regjimit të këtij sistemi, bëri të ditur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila së bashku me prokurorin e Antimafias, itaiane Federico Cafiero De Raho  inspektuan sallën operacionale që është ngritur për monitorimin 24 orë të të gjitha institucioneve penitenciare “Konferenca kishte të bënte me zbatimin e regjimit të sistemit BIS i cili hyn në fuqi nesër dhe do të nisë të zbatohet me asistencën e prokurorisë së antimafias apo dhe partnerëve tanë, por gjithashtu italianë që na kanë mbështetur në mënyrë të vazhdueshme për dizenjimin e aplikimin e këtij regjimi të posacëm. Me një përllogaritje të përafërt janë rreth 270 subjekte që pritet ti nënshtrohen regjimit 41 BIS. Është menduar të ketë ambiente të posaçme në institucione që kanë seksione të sigurisë së lartë” Duke theksuar se lufta kundër kriminalitetit është prioritet ministrja e Drejtësisë nënvizoi:  “Me aplikimin e 41 Bis dhe sallën operacionale do të arrijmë të minimizojmë të gjitha rastet kur krimi i organizuar vazhdon aktivitetin dhe në sistemin penitencial.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here