Google search engine
Home Aktualitet Luigi Soreca: Do të akordojmë 34 milionë euro për thellimin e reformës...

Luigi Soreca: Do të akordojmë 34 milionë euro për thellimin e reformës në drejtësi, po hidhen hapa vendimtarë

0
523

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca deklaroi dje se partnerët ndërkombëtarë do të vijojnë mbështetjen për reformën në drejtësi në Shqipëri, duke akorduar një fond prej 34 milionë eurosh për 3 vitet e ardhshme. Gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin “Roli strategjik i KLGJ dhe KLP në zbatimin e reformës në drejtësi”, Soreca u shpreh se përmes fondit do të sigurohen ambiente të reja dhe do të përmirësohen aktivitetet për Shkollën e Magjistraturës.

“Sado e rëndësishme që është kjo mbështetje, ne nuk do të ndalemi këtu. Ne jemi gati për të nisur një program të rëndësishëm për mbështetjen e drejtësisë, që përfshin një komponent shumë domethënës për mbështetjen e buxhetit në sektorin e drejtësisë. Këto burime – 34 milionë euro gjatë 3 viteve të ardhshme – do të sigurojnë fonde drejtpërdrejtë në buxhetin e Shqipërisë. Nëse do të arrihen rezultate në zbatimin e Strategjisë së Drejtësisë – për shembull në sigurimin e mjediseve të reja, si dhe në përmirësimin e aktiviteteve të saj të trajnimit për Shkollën e Magjistraturës – fondet e BE-së do të vihen në dispozicion të buxhetit si një kontribut për këto përpjekje. Kjo vlen për të gjitha institucionet e tjera që kontribuojnë për zbatimin e reformës. Kjo mbështetje e re do të ofrojë ngritjen e kapaciteteve dhe asistencën teknike që ne po e përgatisim me Ministrinë e Drejtësisë si koordinatore”, tha Luigi Soreca. Ai theksoi se Shqipëria po hedh hapa të rëndësishëm në thellimin e reformës në drejtësi.

Sipas tij, kjo reformë shihet me prioritet nga SHBA dhe BE. “Hapat vendimtarë të muajve të fundit, duke përfshirë themelimin e dy Këshillave, kanë treguar se reforma po jep rezultate dhe është e pakthyeshme. Jam i gëzuar që kemi ecur përpara, nga nevoja për ta mbrojtur reformën në diskutime mbi zbatimin e saj aktual dhe në veçanti, mbi faktin se si mund ta mbështesë atë BE-ja. Sektori i drejtësisë është në thelbin e mbështetjes së Bashkimit Evropian për Shqipërinë dhe reforma e saj është një përparësi kyçe për anëtarësimin në BE. Nevoja për të konsoliduar progresin në këtë fushë u theksua gjithashtu edhe nga Shtetet Anëtare në konkluzionet e Këshillit të qershorit të kaluar”, u shpreh Luigi Soreca. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here