Google search engine
Home Aktualitet Kush është shqiptarja që trafikonte lëndë narkotike bashkë me italianët dhe roli...

Kush është shqiptarja që trafikonte lëndë narkotike bashkë me italianët dhe roli i saj brenda grupit (FOTO)

0
501

Një shqiptare është arrestuat nga policia italiane gjatë një operacioni të koduar “Obsesion”, ku u vunë në pranga 21 persona, të akuzuar për trafik kokaine.

Shqiptarja bënte pjesë në grupin kriminal që transportonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Italisë, ndërsa hashash nga Shqipëria dhe Maroku.

Operacioni u bë publik gjatë kësaj të hëne nga policia italiane, ku shqiptarja e arrestuar është Elisabeta Kotja, 40 vjeçe.

Shqiptarja, bashkë me dy femra të tjera nga Venezuela, dyshohet se ishin ndërmjetëse me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, ndërkohë që rezulton e lidhur me italianin Salvatore Costantino, një tjetër i arrestuar nga policia italiane.

Operacioni për shkatërrimin e grupit kriminal u shtri në Lombardi, Kalabri dhe Puglia, ku rezulton se grupi trafikonte sasi të konsiderueshme lëndë narkotike nga Venezuela, Kolumbia, Republika Dominikane e Holanda drejt Italisë.

Policia italiane tha se shqiptarja Elisabeta Kotja lindur në Shqipëri më 19.09.1979 konsiderohet si një ndërmjetëse e nivelit të lartë me eksponentët e kartelave të drogës në Amerikën Latine.

Emrat e të arrestuarve

AÇURSIO Giuseppe, lindur në Licata (AG) il 28.05.1953; AQUILANO Damiano, lindur në Tropea (VV) il 07.08.1984; BOSCO Daniele, lindur nëJugoslavia (EE) il 01.12.1977; BOSCO Vito Jordan, lindur në Libia il 07.05.1975; CAMPISI Giuseppe, lindur në Vibo Valentia il 20.01.1960; CARUGO Gianfranco, lindur në Cerro Maggiore (MI) il 29.05.1949; CUÇIA Carlo, lindur në Tradate (VA) il 12.07.1980; FORGIONE Gina Alessandra, lindur në Venezuela (EE); GARCIA REBOLLEDO Clara Ines, lindur në Venezuela (EE) il 27.10.1951; KOTJA Elisabeta, lindur në Shqipëri (EE) il 19.09.1979; LIMARDO Maria Antonia, lindur në Briatico (VV) il 28.01.1965; MANCUSO Francesco, lindur në nato a Vibo Valentia il 07.01.1989; MARIANI Giorgio, lindur në Genga (AN) il 31.03.1958; MENDOLICCHIO Luigi, lindur në Milano il 12.08.1965; MENOTTA Ivo, lindur në Tradate (VA) il 12.02.1980; MURILLO FIGUEROA Julio Andres, lindur në Colombia il 29.03.1975; MUSCIA Gaetano, lindur në Tropea (VV) il 20.04.1964; NARCISO Antonio, lindur në Vibo Valentia il 19.08.1961; PAPAIANNI Gennaro, lindur në Vibo Valentia il 14.02.1976; PAPANDREA Salvatore, lindur në Taurianova (RC) il 16.08.1946; PILATI Fabrizio, lindur në Arona (NO) il 14.01.1969; SAFINE Abderrahim, lindur në Maroço (EE) il 17.01.1982; SCAGLIONE Francesco, lindur nëalermo il 23.07.1960; STILO Giovanni, lindur në Nicotera (VV) il 04.01.1949; VISCOTTI Michele, lindur nëSan Severo (FG) il 23.04.1946.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here