Gjatë një konference ku merrte pjesë edhe prokurori i anti-mafias italiane, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka thënë se janë marrë masa për rritjen e sigurisë në burgje dhe se prokurori De Raho sjell në vendin tonë eksperiencën italiane.
Gjonaj u shpreh se reforma në drejtësi po jep frytet e para dhe së shpejti do prezantohet paketa antikrim.
“Masa për rritjen e sigurisë në burgje. De Raho sjell në vendin tonë eksperiencën italiane dhe lufta kundër krimit mbetet prioritet absolut. Paketa antikrim do prezantohet shumë shpejt. Reforma në drejtësi po jep frytet e para dhe jemi në fazë vendimtare për të ardhmen europiane. Vendi ynë ka ndërmarrë veprime të jashtëzakonshme për hapje e bisedimeve për anëtarësimin. Ky do jetë një proces i gjatë, por ne kemi bërë përparim të jashtëzakonshme. Hapja e negociatave do të sjellë një mirëqenie më të madhe”- tha Gjonaj.








































