Google search engine
Home Lifestyle E njohu në Instagram/ Arditi kërkesë urgjente stafit të Top Channel: Ju...

E njohu në Instagram/ Arditi kërkesë urgjente stafit të Top Channel: Ju lutem…

0
522

Arditi 20-vjeçar punonte prej kohësh emigrant, por sot ndihet i turpëruar nga komentet që janë bërë në rrjetet sociale për historinë që ai tregoi në studion e emisionit “Dua të të bëj të lumtur.” Rastësisht në Instagram, Arditi pa profilin e një vajze dhe i bëri follow. Pasi vajza pranoi kërkesën, kishin nisur të bisedonin dhe për pak ditë djali vendosi t’i propozonte vajzës e cila quhet Loredana. Arditi vendosi t’i drejtohej “Dua të të bëj të lumtur” për ta propozuar publikisht. Loredana e pranoi ftesën, u habit kur gjeti në anën tjetër të zarfit dikë që as ia merrte mendja, nuk pranoi të njihej me Arditin. Më pas, u largua nga studioja dhe shtoi se është në një lidhje me dikë tjetër.Pas publikimit të historisë, rrjeti u bombardua me foto e video tallëse. Edhe pse komentet në YouTube janë bllokuar, Arditi ka bërë kërkesë që video të fshihet fare nga rrjeti, pasi komentet tallëse e kanë bër ëtë ndihet shumë keq. Një pjesë e mirë e njerëzve janë të mendimit që historia linte shumë për të dëshiruar. Komentet në rrjetet sociale: Ju si program sinqerisht nuk duhet të pranoni më lloj-lloj historish aty. Ajo vajza kushedi sa është penduar që ka pranuar ftesën tuaj se dukej sa në siklet u ndje. Dhe ky djali, me ç’të drejtë vete e thërret tjetrën pa e njohur fare.Sa kot e prishni emisionin me këto histori. Mos i humbni vlerat emisionit.”Ndërsa Arditi shkruan: I lutem stafit të Top Channel më hiqni videon time dhe këto foto sepse po tallen gjithë rrjetet sociale me mua, ju lutem.”Të gjithë e dimë si funksionon interneti, sa i pamëshirshëm është, sa të thjeshtë e kanë njerëzit të bëhen agresivë dhe abuzivë nën emrin e një profili anonim. Kështu, krejt papritur, Arditi dhe Loredana ishin meme-ja e preferuar e internetit dhe kjo jo për faj të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here