Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, ka reaguar pas kallëzimit në Prokurori nga prokurori Bujar Sheshi. Pas një takimi me ambasadoren gjermane Sula u është përgjigjur interesit të medias duke thënë se u qëndron deklaratave të mëhershme dhe se janë bërë verifikimet e duhura. “Jemi të hapur për çdo hetim, procesi ka qenë i drejte, janë marrë të gjithë masat”, tha Sula.











































