Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar paraditen e sotme në Shkodër, turin e takimeve me qytetarët. Ai është takuar me një grup tregtarësh, ku përballë shqetësimeve të tyre tha se, “Këta mendojnë vetëm për veten e tyre. Popullin e kanë harruar vetëm i marrin taksat. Mjafton të bëhemi të gjithë bashkë dhe të merrni fatin tuaj në duart tuaja. Kjo është ftesa për 16 shkurtin. Më 16 shkurt të bëjmë një betejë që të rikthejmë një qeverisje që mendon për vendin dhe jo për veten e vetë”. Më tej ai tha se në një vend ku nafta është më e shtrenjta në Europë dhe rrogat dhe pensionet janë më të ulëtat në Europë, tregtarët nuk duhet të presin xhiro. Sipas tij motorët e ekonomisë ndizen duke ulur çmimin e natës, energjisë, taksat dhe duke rritur pensionet. por së pari duhet larguar qeveria aktuale që siç tha kryedemokrati “e ka mendjen vetëm me mbush xhepat e vetë”.









































