Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kundër Personit dhe Pronës kanë bërë ndalimin e shtetasit në kërkim L. B., 50 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i tij u bë mbi bazën e Urdhërit të Ndalimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 78, 22, 25, 278 të Kodit Penal. Ngjarja i referohet datës 6 Gusht 2018, ku në lagjen “Pavarësia” Vlorë, L.B, dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A.M. . Kristi Balli, 24 vjeç, banues në Vlorë. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal. . Ermal Arapaj, 28 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Vlorë. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Moskallëzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi A.G., 29 vjeç, pasi në lagjen “Isa Boletini” dyshohet se ky shtetas ka vjedhur disa sende shtëpiake në banesën e shtetasit K.Sh. Vazhdon puna hetimore për dokumentimin e ngjarjeve të ndryshme me qëllim kapjen dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve përkatës.








































