Ardian Dvorani jep dorëheqjen nga kandidimi për Gjykatën Kushtetuese. Dvorani me anë të një letre argumenton se kërkesa e tij për t’u tërhequr nga ky kandidim, vjen për shkak të detyrimeve që ai ka si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë (KED). Ai shkruan: “Kam detyrime kushtetutës për të drejtuar Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Konsideroj si prioritare drejtimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Terheqja është e pa revokueshme”.










































