Ditën e sotme AKU ka bllokuar 41.7 ton banane të ardhura nga Kosta Rika. Sasia e bananeve ka rezultuar me probleme për konsum njerëzor. I gjithë produkti ka dalë i prishur. Trupa inspektuese gjatë kontrollit të ushtruar në PIK ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 41.7 ton banane të ardhur nga Kosta Rika për shkak se produkti rezultoi me probleme për konsum njerëzor. Produkti do të kthehet në vendin e origjinës.








































