Google search engine

    PS tjetër ‘goditje’ Metës, merr vendimin për dekretin e presidentit, çfarë do të ndodhë në Kuvend

    0
    502

    Ditën e sotme është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste, gjatë diskutimeve kanë vendosur që të rrëzojnë dekretin e presidentit të Republikës Ilir Meta për noterinë.

    Ndërkohë që grupi parlamentar i PS-së ka vendosur që të rishikojë ligjin për kadastrën dhe ky i kthyer nga presidenti Meta.

    Po ashtu grupi do të rrëzojë amendamentet e LSI-së për buzhetin për studentët, lidhur me kërkesë që buxheti për arsimin të bëhen 5%.

    Mbledhja u drejtua nga kryetari grupit parlamentar Taulant Balla

    Kujtojmë se para disa kohësh Presidenti i Republikës Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Për noterinë”, miratuar me votat e mazhorancës.

    Sipas Presidencës, Përmbajtja e nenit 61 të ligjit “Për noterinë”, nuk është i qartë dhe në harmoni me disa nene të tjera të këtij ligji.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here