Google search engine
Home Politike Parlament Opozita theu bojkotin, plas debati në Komisionin e Ekonomisë

Opozita theu bojkotin, plas debati në Komisionin e Ekonomisë

0
568

Komisioni i Ekonomisë është shoqëruar  me debate, të shumta mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës.  Gjatë diskutimeve pas raportimit që bëri Ministrja e re e Ekonomisë, Anila Denaj Kreu i komisionit të ekonomisë Arben Ahmetaj tha se qeveria është vendosur të mos heq dorë  kontrata e e PPP. Në mbledhjen e ditës së sotme kana marrë pjesë edhe përfaqësuesit e opozitës të cilët kanë thyer bojkotin  e  një kohe të gjatë dhe i janë rikthyer komisioneve parlamentare.

Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho,  ka marrë fjalën e tij dhe i konsiderua  kontrata koncensionare  të  PPP-së korruptim, që sipas tij duhet të anulohen nga kjo qeveri pasi nuk kanë prodhuar asgjë veç papunësi dhe nivel të lartë emigracioni për shkak të mungesë së të ardhurave .

“Pavarësisht se rritja ekonomike është shënuar me 4.4% duhet thënë  se me realizime  konkrete se nuk është rritje ekonomike që ka prodhuar punësim.  Edhe pavarësisht kësaj rritjeje, megjithatë nuk u realizuara plani që parashikoi qeveria  për  2018 –ën. Mungon fondi i investimeve, në sektorët prioritar . Fakti që ka emigracion masiv, kjo e vërteton dhe pse nuk realizohen të ardhurat e shpenzimeve personale.  Jemi me vendin  më nivelin më  të lartë të emigracionit . Sektorë të ndryshëm prioritar  nuk kanë marrë investimin e duhur,  treguesit  e rritjes ekonomike janë manipuluar. PPP ish-ministri Ahmetaj nuk i fuste në llogari”, tha Spaho.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here