Google search engine
Home Sport Futbollisti i aksidentit ajror Emiliano Sala është siguruar për 20 mln euro

Futbollisti i aksidentit ajror Emiliano Sala është siguruar për 20 mln euro

0
493

Javën e kaluar futbollisti argjentinas Emiliano Sala është rrëzuar me avion në ngushticën Pas De Calais teksa kryente transferimin nga skuadra Nante në Francë te Cardiff në Britani. Cardiff City pagoi shumën rekord 15 milionë paundë për Sala të shtunën më 19 janar, por avioni i tij u zhduk nga radarët më 21 janar.  Të martën më 24 janar kërkimet për futbollistin dhe pilotin e tij 24 u ndërprenë, por të shtunën familja e tij i kërkoi klubeve angleze të mos mbanin shirit të zi pasi nuk ishin të sigurtë që kishte vdekur. I të njëjtit mendimi ishte dhe trajneri i asaj që do të ishte skuadra e tij e re Cardiff, Neil Warnock. “Sikur të ishte djali im unë nuk do të pushoja kurrë së kërkuari. Për mua më mirë të mos ishin luajtur ndeshjet, por lojtarët kanë nevojë për diçka për t’u përqendruar”, tha Warnock. Skuadra Cardiff City raportohet se ka bërë një sigurim personal jete prej 16 milionë paundë për futbollistin e saj të ri me grupin londinez Lloyd që prej firmosje me të. Sigurimi personal i aksidenteve është tashmë pjesë e tregut të sigurimeve dhe mbulon emër të njohru si akrorë, muzikantë dhe liderë biznesi. Në praktika të ngjashme, Disney kishte siguruar Carrie Fisher për $50 milion, e cila vdiq para se të xhironte të gjitha skenat e filmit The Last Jedi. Aktori Will Smith raportohet se ishte siguruar për $200 milionë kur bëri një hedhje me llastik në kenionin  Grand Canyon. 

Emiliano Sala's sister Romina weeps at a press conference in Cardiff

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here