Megjithëse disa javë më parë Fifi dhe Flori Mumajesi u bënë kryefjala e mediave për shkak të një videoje ku shfaqeshin në momente romantike me njëri-tjetrin, marrëdhëniet mes tyre janë prishur së fundmi.
Pasi ajo e mohoi të ishte në një lidhje me Florin dhe sqaroi se mes tyre ka vetëm miqësi, wshtw zbuluar se ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
E pyetur për këtë veprim, Fifi u shpreh se kjo ishte një temë shumë private, mirëpo pavarësisht ç’ka ndodhur, këngëtarja ka treguar hapur se ajo dhe Flori duhen akoma.
“Besoj që është pak si shumë private si temë, por gjithsesi ne besoj se jemi miq me Florin dhe duhemi akoma.”- ka rrëfyer Fifi për “Icon”.











































