Google search engine
Home Aktualitet Deklarata ‘bombë’ e PD: Ju tregojmë dosjen kriminale ku është e përfshirë...

Deklarata ‘bombë’ e PD: Ju tregojmë dosjen kriminale ku është e përfshirë Donika Prela

0
489

Partia Demokratike ka nxjerrë sot dy fakte qe rëndojnë pozicionin e Prelës.

Së pari, Donika Prela në konflikt të pastër interesi është takuar me një nga anëtarët e KPK-së, gjatë kohës së hetimin, konkretisht me Valbona Sanxhaktarin.

Dhe së dyti, A është Donika Prela pjesë e dosjes 339, e kapur në përgjime duke folur me kreun e bandës së Avdylajve”-tha ndër të tjera Alibeaj.

Kujtojmë se Donika Prela, pret verdiktin e KPK, kurse ONM ka konstatuar probleme me pasurinë e saj dhe te bashkëshortit për punën në të zezë.

DEKLARATË E DEPUTETIT ENKELEJD ALIBEAJ, NËNKRYETAR I KOMISIONIT TË LIGJEVE.

Rasti i drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela po konfirmon se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është një vegël në duart e pushtetit për të mbajtur në sistem prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar.

Në dosjen e Donika Prelës ka dokumenta që provojnë se miliona lekë nga pasuria e saj janë të pajustifikuar, se bashkëshorti i saj dyshohet për pastrim parash dhe se, në rastin më të mirë, ai ka punuar në të zezë.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit bëri një përpjekje të lavdërueshme për të hdhur dritë mbi aktivitetin e paligjshëm të Donika Prelës, por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është urdhëruar të mbajë në sistem një tjetër prokurore të korruptuar, të shantazhueshme nga politika dhe nga bandat.

Përpara se të japë vendimin për Donika Prelën, Komisioni I Pavarur I Kualifikimit ka për detyrë të verifikojë dy informacione të reja për Drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Së pari, të konfirmojë që Donika Prela, në konflikt të hapur inetresi, është takuar gjatë periudhës që ishte nën veting me anëtaren e trupës së vetingut, Valbona Sanxhaktari. Për lehtësi pune, i sugjerojmë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të kërkojë kamerat e Sigurisë së Prokurorisë së Krimeve të Rënda në muajt nëntor dhjetor.

Së dyti, organet e vetingut duhet t’i japin përgjigje pyetjes: a është Donika Prela pjesë e dosjes 339, e kapur në përgjim me bandën e Avdyljave duke biseduar me kreun e bandës Astrit Avdylaj? Përgjimet e dosjes 339 janë bërë në kohën kur Donika Prela drejtonte Prokurorinë e Durrësit dhe Astrit Avdylaj u arrestua për armëmbajtje pa leje, por më pas u lirua si i pafajshëm.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përgjegjësinë të bëjë verifikim të plotë për Drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Një prokuror i korruptuar dhe me lidhje me krimin e organizuar nuk mund të japë drejtësi!

Organet e vetingut kanë përgjegjësinë të mos lejojnë që një prokurore me pasuri të pajustifikuar, e dyshuar për lidhje me krimin e organizuar të drejtojë strukturat më të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here