Ishin 6 vendime që u morën nga Asambleja e Universitetit të Tiranës, por pika e 5 i ka revoltuar studentët, duke reaguar në mënyrë të menjëhershme. Pika 5 përcakton ndalimin e fushatës denigruese të figurës së padagogut dhe miratimin e statusit të pedagogut.
“Nuk e dimë kush i ka hartuar, por duket qartë që kanë frikë nga studentët. Me pak fjalë studenti nuk duhet të flasë për Pedagogun. E turpshme”, thonë studentët në reagimin e tyre sa i takon pikës 5.










































