Gjatë mbledhjes së zhvilluar paraditen e sotme në Godinën Iliaria, mes Senateve Akademik, pedagogët e UT vendosën që ti japin vetëm një javë afat kohor qeverisë që të anuloje ligjin për armimin e lartë si dhe rishikimin e VKM-ve.
Në rast se qeveria nuk do t’i pranojë kërkesat e tyre, pedagogët votuan unanimisht se do të vazhdojnë bojkot pa afat të mësimit si dhe grevë të përgjithshme.
Pedagogët kërkuan:
Mbështetje të protestës së studentëve
Shprehjen parimisht për ndryshim të ligjit për arsimin e lartë
Anulimin e menjëhershëm të VKM
Ndalimi e denigrimit të figurës së pedagogëve
Miratim i statusit të pedagogut
Rritjen e financimit publik për arsimin me 0,5% brenda këtij viti dhe me rritje graduale









































