Kryeministri Edi Rama ka vizituar një sipërmarrje të riparimit të profileve mekanike e cila më herët ka qenë një ofiçinë e vjetër riparimesh.
Skuadra e kompanisë Borian i bën apel të rinjve në drejtim të zanateve e të punësimit real.
Rama shprehet se të rinjve i ka humbur dashuria për punën ngaqë të gjithë duan mastera shkencorë.
‘I ka humbur dashuria për punën se duan të gjithë mastera shkencorë, i duan edhe pa lek. E pse të vijnë të prishin duart me punë.
Në arsimin profesional kemi bërë hapa jo shumë të mëdhenj por të rëndësishëm.
Do shkurtojmë në mënyrë të ndjeshme kuotat për hyrjen ne universitete. Do hapim më shumë shkolla profesionale në mënyrë që të kemi krah të kualifikuar punë në prodhim’, u shpreh Rama.









































