Sot nisin zyrtarisht punimet për bazën e NATO në Kuçovë, gjenerali Wolters vizitë në Tiranë

    0
    580

    Ditën e sotme do të zyrtarizohen punimet për bazën e NATO në Kuçovë. Një gjë të tillë e bëri të ditur ditën e djeshme ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo tha se baza ajrore që është në Kuçovë do të shndërrohet në bazën e parë ushtarake që NATO do të ketë në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se investimi fillestar është 50 milionë euro. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Xhaçka tha se në muajin gusht të vitit të kaluar është bërë i ditur lajmi për ndërtimin e bazës ajrore në Kuçovë, ku tani po qëndrojnë avion luftarak. “Në muajin gusht të vitit 2018, u dha lajmi se NATO do të ndërtojë bazë ajrore në Kuçovë, në bazën e vjetër ajrore, ku tashmë qëndrojnë avionë luftarakë. Baza ajrore e Kuçovës do të shndërrohet në bazën e parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Vetëm investimi fillestar është në shifrat e 50 milionë eurove”, tha Xhaçka.

    Ministrja e Mbrojtjes u shpreh se sot vjen komandanti i NATO-s për të zyrtarizuar punimet. Ajo tha se Shqipëria ka përmbushur misionin e saj, dhe për këtë në shenjë nderimi do të ngrihen disa avion të NATO-s, duke shtuar se Shqipëria bëri 10 vjet e anëtarësuar në familjen atlantike.\“Nesër do kemi në Ministrinë e Mbrojtjes një mik të veçantë, Komandantin e NATO Allied Air Command, gjeneral Ëolters, i cili vjen për të zyrtarizuar fillimin e punës nga NATO për super investimin në Bazën Ajrore të Kuçovës. Në shenjë nderimi dhe mbështetjeje për përmbushjen e misionit të Shqipërisë në Aleancë, disa avionë të NATO do të fluturojnë nesër rreth orës 11:00 në qiellin e Tiranës. Momenti i duhur për të shijuar fluturimin e 5 avionëve, për të bërë disa foto e video, për këtë element që do shoqërojë një prej lajmeve më të bukura, në këta 10 vjet të anëtarësimit të vendit tonë në familjen e madhe atlantike”, u shpreh Olta Xhaçka.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here