Google search engine
Home Aktualitet Rama në një linjë me Trump, merr vendimin e rëndësishëm për politikën...

Rama në një linjë me Trump, merr vendimin e rëndësishëm për politikën e Jashtme

0
420

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook na ka njohur me një ndër vendimet e fundit që ka marrë Shqipëria në lidhje me politikën e jashtme.

Nisur nga zhvillimet e fundit në Venezuelë kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se Shqipëria ka njohur Juan Guaido si President të përkohshëm të vendit, pas rrëzimit largimit të udhëheqësit Nicolas Maduro.

Kryeministri Rama thotë se Shqipëria njeh Guaido si President të përkohshëm të Venezuelës, duke qenë kështu në një linjë me SHBA-në.

“Shqipëria njeh Juan Guaido si President të përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit shqiptar, uroj që Juan Guaido dhe venezuelianët e guximshëm të largojnë me sukses pushtetin e paligjshëm që e ka kthyer vendin në një ferr për popullin e vet”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Protestat masive në Venezuelë të martën dhe të mërkurën bënë që Presidenti Maduro të largohej nga detyra dhe të njihte kreun e opozitës, Juan Guaido si President të përkohshëm. Ky i fundit u njoh si i tillë edhe nga Presidenti amerikan Donald Trump.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here