Google search engine
Home Aktualitet Bylykbashi i përgjigjet Ballës: S’kemi pse ndryshojmë Kodin Zgjedhor, ja 5 problemet...

Bylykbashi i përgjigjet Ballës: S’kemi pse ndryshojmë Kodin Zgjedhor, ja 5 problemet e zgjedhjeve që burojnë nga qeveria

0
428

Bashkëkryetari demokrat i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi i është përgjigjur apelit të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës se Partia Demokratike duhet të depozitojë propozimet për anëtarë të KQZ. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Bylykbashi ka renditur 5 problemet reale të zgjedhjeve, që sipas tij, burojnë nga qeveria dhe zgjidhen me vullnet politik pa ndërhyrje në Kodin Zgjedhor.

“5 problemet reale të zgjedhjeve që burojnë nga qeveria dhe zgjidhen me vullnet politik, pa ndërhyrje në Kodin Zgjedhor. Doli sot Taulanti dhe pa lexuar fare draftin e PS për Kodin Zgjedhor, lërë pastaj për ta kuptuar‎, deklaroi se PS ka nje draft, është me i “shkëlqyeri” dhe fton PD që ta votojë draftin e PS sepse i duhet për të gënjyer partneret europiane, dhe jo për standart zgjedhjesh. Në fakt, sa herë flet Taulanti, shanset e reformës zgjedhore përkeqësohen, ashtu siç bëri në dhjetor, kur dogji shanset e fundit për konsensus me draftin e njëanshëm. T’ia sqaroj dy-tre gjera Taulantit dhe kujt rri pas tij: Së pari, amendamentet e PS nuk trajtojnë rekomandimin prioritar Nr. 2 të ODIHR që kërkon masa të forta kundër shit-blerjes së votës. Nuk trajton rekomandimin prioritar Nr. 3 që kërkon masa të forta kundër presionit mbi administratën publike per te votuar per kandidatet e qeverise, apo per te ndaluar abuzimin me burimet shtetërore në favor të kandidatëve të qeverisë‎. Nuk trajton rekomandimin prioritar Nr. 8 që kërkon masa për garantimin e votës së lirë dhe sekrete nga presioni i krimineleve tek qendrat e votimit”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Bylykbashi akuzoi mazhorancën socialiste se nuk ka bërë asgjë për votimin elektronik. “Së dyti, qeveria nuk ka bërë asgjë për projektin pilot të votimit elektronik. Po vjen fundi i janarit, për pesë muaj janë zgjedhjet dhe qeveria e ka zvarritur qëllimisht që të mos këtë më kohë. Edi Rama nuk do që zgjedhjet parlamentare të bëhen në të gjithë Shqipërinë me votim elektronik ndaj bllokoi projektin pilot në zgjedhjet lokale të 2019. Së treti, vetë eksperti i tij ia ka shkruar në tekst që draftet e Taulantit që ai i quan “të shkëlqyer”, janë të papërfunduara. Pra është produkt i papërfunduar nga eksperti. Draftet e PS, nëse futen sot në Kod Zgjedhor shkaktojnë kaos organizativ dhe në fund procesi zgjedhor kalon në kolaps. Por Taulanti këtë nuk e di dhe nuk e kupton. Flet pa lexuar, njësoj siç deklaroi Pandi në 2016 se do ta votonte draftin e Kushtetueses pa e lexuar fare”, nënvizoi deputeti i PD, Oerd Bylykbashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here