Për të diskutuar rreth procesit të vettingut e ftuar në studion e “Top Talk” ka qenë Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, e cila ka parashtruar gjatë emisionit një sërë problematikash që vështirësojnë përmbylljen e reformës në drejtësi. Por kur është pyetur nëse mendon që procesi i vettingut deri tani ka qenë i vërtetë, ajo ka hezituar të përgjigjet duke lene te kuptohet se qendron ne te njejten linje me Partine Demokratike. “Nëse unë do të jepja një konsideratë në lidhje me këtë çështje besoj se do dilja jashtë funksioneve të mia si Avokate e Popullit”, u shpreh Erinda Ballanca, duke lënë të nënkuptohet se ajo ka pikëpyetjet e saj rreth kësaj çështjeje.