Google search engine
Home Aktualitet U larguan me shpejtësi në pyll, arrestohen trafikantët e gomones me 1...

U larguan me shpejtësi në pyll, arrestohen trafikantët e gomones me 1 ton drogë (Detajet e operacionit)

0
446

Pa kaluar as 24 orë nga kapja e gomones me 1 ton drogë në Vjosë, policia ka vënë në pranga autorët. Sipas burimeve zyrtare, falë punës hetimore intensive e të mirëorganizuar nga një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit, Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Lezhë e Elbasan, u bë e mundur zbardhja e tentativës për trafik ndërkombëtar të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. A., 39 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç.

Policia e Shtetit, ka njoftuar sot se janë zbuluar pronarët e drogës që u kap dje në grykëderdhje të lumit Vjosë në Vlorë.

Në një njoftim për mediat uniformat blu  bëjnë me dijes e janë arrestuar dy persona, por identiteti i tyre i plotë nuk është bërë ende i ditur.

NJOFTIMI I PLOTË

Operacioni “Vjosa” vë në pranga autorët e dyshuar të tentativës së trafikimit ndërkombëtar të lëndës narkotike.

Falë punës hetimore intensive e të mirëorganizuar nga një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit,  Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me  Prokurorinë për  Krime të Rënda dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Lezhë e Elbasan, u bë e mundur zbardhja e tentativës për trafik ndërkombëtar të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. A., 39 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç.

Nga tërësia e  hetimeve të kryera nga grupi hetimor dyshohet  se këta shtetas janë  poseduesit e lëndës narkotike që do trafikohej më datën 22 janar, rast i parandaluar dhe goditur gjatë operacionit të koduar “Vjosa”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF-në

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here