Trajneri i Çelsit kërkon me çdo kusht Hysajn, por ja çfarë e pengon mbrojtësin shqiptar

0
458

Mauricio Sarri duket se është i dashuruar pas mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj dhe nuk po dorëzohet për të pavarësisht se drejtuesit e Napolit i dhanë besim mbrojtësit shkodran.

Tekniku italian i Çelsit, e do me çdo kusht mbrojtësin në Londër, duke qenë se ai e njeh më mirë se kushdo pasi e ka trajnuar si te Empoli, ashtu edhe te Napoli.

Por, në Angli kanë nisur të shqetësohen rreth këtij transferimi. Tashmë, nuk është vetëm Napoli skuadra e cila nuk pranon që Hysaj të largohet por janë edhe futbolistë të Çelsit ata që nuk e duan në skuadër shqiptarin.

Transferimi i tij në Londër, do të largonte përfundimisht Zapakostën nga Çelsi dhe me shumë gjasa destinacioni i tij radhës do të jetë Lacioja e Igli Tares.

Sikur të mos mjaftonte vetëm largimi i Zapakostës, është edhe një nga mbrojtësit më të mirë në botë ai që po kundërshton dhe ka shfaqur pakënaqësi për këtë transferim, raporton ‘Daily Mirror’.

Çezar Azpilikueta ka shfaqur dëshirën që Hysaj të mos transferohet në ‘Stamford Bridge’ dhe duket se është shqetësuar disi nga mundësia e një kalimi të mundshëm

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here