Detaje të reja kanë dalë lidhur me shpërthimin e tritolit mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Makina tip “Benz ML” me targa AA 441 OO është në pronësi të Dervish Hasit me profesion mjek kardiokirurg në një spital privat.
Në momentin e shpërthimit automjeti ka qenë në parkim. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Lënda plasëse është vendosur dhe ka shpërthyer në pjesën e pasme të mjetit.










































