Salvini kundër Macron: Franca nuk do stabilizimin e Libisë prej interesave të naftës

0
462

Ministri i brendshëm italian Matteo Slavini ka vijuar sot retorikën anti-Macron duke thënë se Franca po grabit pasuritë nga kolonitë e saj afrikane duke shtuar emigracionin drejt Evropës, ndalesa e parë e të cilëve është Italia. Kjo e fundit ka parë një rritje dramatike të numrit të të ardhurve në 18 muajt e fudit çka ka sjellë mbylljen e porteve për anijet e shpëtimit. Pas akuzave të ngjashme të një dite më parë  kolegu i Lëvizjes 5 Yje, Luigi Di Maio, Salvini hyri sot më në detaje duke thënë Franca është një nga vendet që vjedh pasurinë e popujve si ai i Libisë.  “Në Libi, Franca nuk ka interes në stabilizimin e situatës pasi interesa nafte që jaë në kundërshtim me interesat e Italisë. Le të mos marrim mësime nga Franca e cila vitet e fundit ka refuzuar dhjetra mijëra emigrantë në kufirin me Italinë, duke përfshirë gra e fëmijë”, tha Salvini në komentet që po përkeqësojnë së tepërmi marrëdhëniet mes dy vendeve. Më herët Macron e kishte krahasuar rritjen e populizmit në Evropë me “leprosën”, kurse Salvini u përgjigj duke dënuar qasjen “hipokrite” të Francës mbi fluksin e emigrantëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here