Të paktën tre anëtarë ekuipazhi u vranë dhe një u plagos dje kur një avion bombardues urrëzua në verilindje të Rusisë, njoftoi ministria e mbrojtjes. Agjencia Interfax citonte ministrinë të thoshte se avioni Tupolev Tu-22M3 bëri një “ulje të ashpër” dhe u shkatërrua pas uljes në dëborë në rajonin Murmansk. Aksidenti i fundit vjen pas përplasjes së rëndë të dy avionëve Sukhoi Su-34 mbi Detin e Japonisë në lindjen e Largët të Rusisë në fundjavë. “Dy pilotë u dërguan në një klinikë mjekësore por nuk arritën të mbijetonin”, thuhej në deklaratën e ministrisë, ku shtohej se dhe anëtari i tretë ishte shpallur më vonë i vdekur. Burime ushtarake thonin se gabimet e pilotëve ishin nxitur nga moti i keq.