Google search engine
Home Politike Drejtesi Regjistroi apartamentin në Tiranë në emër të vjehrrës për ta fshehur, KPK...

Regjistroi apartamentin në Tiranë në emër të vjehrrës për ta fshehur, KPK zbardh arsyet e shkarkimit të gjyqtarit Luan Dervishi

0
443

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbardhi dje të gjitha arsyet që e kanë çuar drejt vendimit për të shkarkuar nga detyra ish-gjyqtarin e Apelit të Shkodrës, Luan Dervishi. Ajo që bie në sy në vendimin e zbardhur është fakti se Dervishi ka probleme të shumta me pasurinë. Midis pasurive të pajustifikuara, KPK i ka gjetur ish-gjyqtarit edhe një apartament në Tiranë, të cilin Dervishi e ka regjistruar në emër të vjehrrës për ta fshehur. “Lidhur me banesën me sipërfaqe 60 m2, në të cilën subjekti banon aktualisht, ndodhur në Tiranë: Subjekti i rivlerësimit ёshtё përpjekur të fshehë kёtё pasuri duke e regjistruar nё emër të personit tjetër të lidhur/znj. M. Sh. Subjekti i rivlerësimit banon tek ky apartament prej 7 vitesh pa ndërprerje dhe pa kundёrshpёrblim; Znj. M. Sh, jeton nё SHBA nga viti 2009 dhe nuk kishte asnjë arsye se përse duhet të blinte njё pronë të cilën nuk e jep me qira apo nuk jeton vetë aty; Prokura pa afat qё, znj. M. Sh, i ka lëshuar vajzës së saj/ znj. L. D (bashkëshorten e subjektit të rivlerësimit), mё datë 8.10.2012, që ta përfaqësojë atë pranë të gjithë institucioneve administrative”, thuhet në njoftim. Aty janë listuar edhe të gjitha problemet e tjera me pasuritë e Luan Dervishit.

“Për sip trualli, me sipërfaqe 365 m2 në bashkëpronësi me të tjerë me pjesë takuese 48 m2 në Tiranë subjekti i rivlerësimit: Nuk arriti të provojë se personat e tjerë të lidhur/dhuruesit e këtij trualli kishin burime të ligjshme për dhurimin e bërë. Apartament banimi, me sip. 125 m2 si dhe një garazh me sip. 40 m2 ndodhur në Tiranë, me vlerë ndërtimi 2.500.000 lekë: Subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të rremë në lidhje me burimin e krijimit dhe kohën e pagimit të kësteve të ndërtimit të këtij apartamenti; Në lidhje të ardhurat nga qiraja e garazheve për vitet 2004, 2005 dhe 2006: Subjekti i rivlerësimit ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar të ardhurat nga qiraja e garazheve. Në lidhje me garazhin me sip. 20 m2: Subjekti i rivlerësimit ka fshehur numrin dhe sipërfaqen e saktë të garazheve në posedim”, thuhet aty. Një tjetër arsye që e ka çuar Luan Dervishin drejt shkarkimit është fakti se ai ka fshehur shumën reale të përdorur për shkollimin e vajzës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here