Google search engine

    Rama i kalon kompetencat Gent Cakajt, reagon Ilir Meta

    0
    527

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i delegoi kompetencat zv.ministrit Gent Cakaj për të qenë në krye të ministrisë së Jashtme. Vjen reagimi i kreut te shtetit, presidentit Ilir Meta.

    I pyetur nga gazetarët gjatë një takimi në Kamzë se si do ta komentojë këtë akt të kryeministrit, Meta tha se nuk ndërhyn për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit.

    “Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive. Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Meta.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here